Wednesday, May 26, 2021

Cikli i çrregullt menstrual: Ja shkaqet dhe pasojat

Pershtati ne shqip: Daniela Burnazi

Një cikël i rregullt menstrual vjen çdo 21 – 35 ditë (nga dita e parë e një cikli deri në ditën e parë të tjetrit), dhe zakonisht zgjat nga 2 në 8 ditë.

Kur keni një ndryshim në ritëm (ciklet vijnë më afër ose më larg njëri – tjetrit, zgjat më shumë ose nuk ju vjen fare), cikli mund të quhet jo i rregullt. Nuk është shumë shqetësuese që ndonjëherë të keni një cikël jo të rregullt, por nëse kjo gjë ndodh shpesh, është koha të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur shkakun.

Ndonjëherë, rregullimi i ritmit të ciklit mund të bëhet duke bërë disa ndryshime në stilin e jetesës, por një cikël jo i rregullt menstrual mund të jetë gjithashtu një shenjë e një problemi serioz me shëndetin. Më poshtë keni 7 arsye se çfarë mund të jetë duke shkaktuar çrregullime në ciklin tuaj menstrual.

Me cikël të rregullt menstrual do të kuptojmë një cikël që vjen në mënyrë të rregullt periodike dhe brenda skemës normale. Një herë në 21 ditë, një herë në 28 ditë dhe një herë në 32 ditë. Çdo deviacion nga kjo skemë quhet çrregullim menstrual. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore nr.3 në Tiranë, flet lidhur mbi këto çrregullime duke renditur edhe shkaqet, që nga faktorët natyrorë si stresi, deri në probleme mjekësore, të tilla si: kistet në vezore, miomat, polipet, infeksionet e ndryshme apo edhe gjendra tiroide.
Çfarë nënkupton një cikël i rregullt menstrual? Me cikël të rregullt menstrual do të kuptojmë një cikël që vjen në mënyrë të rregullt periodike dhe brenda skemës normale. Një herë në 21 ditë, një herë në 28 ditë dhe një herë në 32 ditë. Çdo “shmangie” nga kjo skemë quhet çrregullim menstrual.
Çfarë i shkakton çrregullimet e ciklit menstrual? Para se të themi se çfarë i sjell këto çrregullime, duhet të kuptojmë diçka. Cikli kur vjen për herë të parë tek një femër, nuk është asnjëherë i rregullt. Mund të vijë një herë në muaj, një herë në dy muaj, një herë në tre muaj, derisa organizmi të përshtatet me këtë ndryshesë të re tek femra dhe kjo zgjat dy deri në tre vjet. Nëse nuk stabilizohet edhe pas tre vitesh që të jetë 21, 28 apo 32-ditor, atëherë flasim për një çrregullim të ciklit.
Por çfarë ndikon në këto çrregullime?  Faktorët janë të ndryshëm. Kemi faktorë natyrorë dhe faktorë mjekësorë, por le t’i rendisim me radhë. Faktorët natyrorë:
1-Ciklin mund ta ndryshojë vetë metabolizmi i një 2-Ciklin e ndryshon klima.
3-Cikli ndryshon pas një stresi të kaluar. Çrregullimet që vijnë si pasojë e fenomeneve natyrore, nuk përbëjnë asnjë lloj problemi, mjafton që të gjendet shkaku, ta këshillojmë mirë për secilin nga këto fenomene dhe ta qetësojmë pasi ka shumë rëndësi dhe ana psikologjike.
Shkaqet mjekësore:
1-Kistet në vezore: Kur një femër ka kiste në vezore, patjetër ka dhe çrregullime të ciklit e cila qoftë me një vizitë apo detyrimisht me një eko gjinekologjike përcaktohet se ku është vendosur kisti, masa, natyra dhe përbërja e tij që më pas të vendoset trajtimi.
2- Infeksionet e ndryshme: Veç kisteve, shkak për ndryshimin e periodave mund të bëhen edhe infeksionet e ndryshme tek femra, duke filluar që nga ata banale si p.sh një myk i instaluar prej kohësh dhe i patrajtuar.
3- Miomat: Një cikël menstrual mund ta çrregullojnë edhe miomat e ndryshme ose fibromiomat të cilat vendosen në pjesë të ndryshme të mitrës. Megjithatë jo të gjitha llojet e miomave apo fibromiomave japin çrregullime të ciklit. Çrregullim të ciklit japin vetëm ato që janë të vendosura në pjesën e brendshme të mitrës dhe shoqërohen ose me shumë hemorragji, ose çrregullim të ciklit, një herë në dy muaj, një herë në tre muaj e kështu me radhë.
4- Polipet: Polipet e qafës së mitrës dhe polipet e endometrit (shtresa e brendshme e mitrës) japin gjithashtu çrregullim të ciklit. Gruaja është pothuajse gjatë gjithë kohës me hemorragji, ndoshta jo në sasi, por pika-pika, dhe midis këtyre pikave që quhen spoting, ka shpeshherë dhe ditë të zgjatura me hemorragji.
5- Premenopauza: Një çrregullim tjetër i ciklit, por që është natyral, mund të konsiderohet edhe premenopauza. Femra para se të futet në menopauzë të plotë ka paramenopauzën, ose premenopauzën. Në premenopauzë vezoret fillojnë të reduktohen, të zvogëlohen, të rrudhen dhe folikujt nuk janë më njësoj si në fazën riprodhuese. Kjo sjell ndryshim të ciklit, i cili nga një herë në muaj, tashmë vjen një herë në 2, 3, 4, 5, 6 muaj derisa të bëhet një vit i plotë dhe femra futet në menopauzë, cikli nuk vjen më fare.
6-Tiroidet: Një femër që vuan nga tiroidet ka shumë mundësi të bëjë çrregullime të ciklit menstrual, pasi një TSH e rritur ndikon duke ndryshuar balancën e hormoneve femërore.

No comments:

Post a Comment