Një nga pyetjet më të shpeshta: çfarë të porosis për të pirë! Shumica e pijeve që konsumojmë nëpër lokale janë të ngarkuara me sheqer aq shumë sa mund të arrijnë kaloritë e një vakti të tërë! Të tjera që tregtohen si “light” ose “dietike” përmbajnë ëmbëltues artificialë për të cilët kemi me të vërtet rezerva. Cila do të ishte pija ideale e cila mund të na freskojë dhe njëkohësisht të na ofrojë antioksidues me shumicë pa as edhe 1 kalori të vetme.
Për të bërë 2 litra çaj të ftohtë do t’ju nevojiten:
1l ujë
2 bustina çaj jeshil
2 limonë
2 laim
¼ kastraveci i prerë në feta
1 tufë gjethe menteje (ndryshe nenexhik)
1 litër ujë të gazuar
Akuj
Përgatitja:
Zieni 1l ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe hidhni bustinat dhe gjysmën e mentes. Lëreni edhe 5-10 minuta të tjera.
Shtrydhni limonët dhe laim-et. Lini disa feta për dekor.
Kur përzierja të jetë ftohur, hidhini fetat e kastravecit dhe gjysmën e mbetur të gjetheve të mentes.
Përzieni me ujin me gaz dhe akujt përpara servirjes. Vendosni për bukuri 1 fetë limoni dhe laim-i
No comments:
Post a Comment