Gjatë vizitës tuaj, lutemi të respektoni Rregulloren e funksionimit të Qendrës së Konsultave Ambulatore.
- Orari i fillimit të konsultave: 10.00-14.00
- Orari i marrjes së mostrave biologjike për analiza laboratorike: 7.30 – 11.30.
Rekomandohet që të mos keni ngrënë asgjë 10 orët e fundit para marrjes së analizave të gjakut, me përjashtim të ujit. Pacientët me diabet duhet të konsultohen me mjekun kurues.
- Përgjigjia e analizave merret tek zyra e informacionit pas orës 14.00(sipas afatit të përcaktuar në fletën e dhënë nga laboratori, pas marrjes së materialit për analizë).
I NDERUAR PACIENT!
Lutemi të ndiqni udhëzimet e stafit tonë si mëposhtë vijon:
- Të gjithë pacientët që paraqiten në QKA duhet të kenë planifikuar më parë vizitën apo ekzaminimin që kërkohet, bazuar në rekomandimin e mjekut.
- Respektoni oraret tuaja të planifikimit (mjafton të paraqiteni 15 min. më parë).
- Gjatë hyrjes në QKA, lutemi të tërhiqni numrin tuaj rendor dhe drejtohuni në sportel për t‘u regjistruar. Paraqisni në recepsion të gjithë dokumentat e kërkuara që të përfitoni FALAS vizitën tuaj.
- Për të kryer konsultën duhet të jetë i pranishëm vetë pacienti (jo familjarët).
- Qëndroni në hollet e përcaktuara të pritjes deri sa të vijë rradha juaj e konsultës.
- Ndalohet qëndrimi në qendër i familjarëve, me përjashtim të rasteve kur shoqërimi i pacientëve është i domosdoshëm.
- Në rast nevoje, kërkoni ndihmë tek koordinatorët tanë. Dëgjoni me kujdes këshillat e personelit mjekësor apo administrativ.
- RUANI QETËSINË DHE AMBIENTIN!
Pacientët që paraqesin urgjencë mjekësore, duhet të drejtohen pranë shërbimeve të Urgjencave të QSU “Nënë Tereza”, ku do të marrin trajtimin e duhur. Ky shërbim ofrohet për të gjithë qytetarët 24 orë pa ndërprerë dhe papagesë./ Burimi QSUT
No comments:
Post a Comment