Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet që të hartojë manualin e auditit për koncensionet. Institucioni ka njoftuar se ka hapur garën për ofrimin e shërbimit të konsulencës nga ekspertë ndërkombëtarë për hartimin e këtij manuali.
Projekti synon që manuali i ri të hartohet bazuar në auditin pilot sipas standardeve ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit (ISSAI) për 2 kontrata koncesionare.
Një që do të zgjidhet në sektorin e shëndetësisë dhe ajo e skanimit të kontenierëve në dogana. Në këto dy audite pilot, ekspertët ndërkombëtare jo vetëm do të mbikëqyrin procesin, por edhe do të identifikojnë pikat e forta dhe të dobëta, si dhe kufizimet me të cilat audituesit përballen gjatë procesit të auditimit.
Fondi i prokurimit i vënë në dispozicion nga KLSH për ofrimin e shërbimit të konsulencës është 18 mln lekë. Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 3 qershor 2021.
Në dokumentet e prokurimit përcaktohet, ndër të tjera se ekspertët ndërkombëtarë gjithashtu do të diskutojnë gjetjet me menaxhimin e KLSH-së dhe do të hartojnë një raport në të cilin do të identifikojnë fushat ku ka nevojë për rekomandim dhe qasje të reja. Kontrolli do të bazohet në riskun e kontratave të PPP-ve, testimeve dhe procedurave analitike, si dhe në qasjen e riskut për kontrollin kundër mashtrimit dhe korrupsionit.
Gjetjet dhe rekomandimet e dy auditeve pilot, do t’i dorëzohen komisioneve parlamentare në një raport të përmbledhur. Sakaq, manuali i kontrollit të koncesioneve do të rishikohet dhe përditësohet për të pasqyruar praktikat dhe informacionet e marra nga auditimet pilot.
Rezultatet e projektit
-Hartimi i manualit të auditit në fushën e koncesioneve dhe PPP-ve, i cili do të përfshijë udhëzime për auditimin, programet e auditimit, formate standard (templates), checklista dhe shembuj të raporteve të ngjashme të auditimit nga SAI-të e zhvilluara Evropiane.
-Dy auditime pilot (me auditues të KLSH-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë) do të kryhen në koncesionet më të rëndësishme publike dhe PPP-të të përfunduara ose që janë aktualisht në proces ekzekutimi. Auditimet pilot që do të kryhen do të drejtohen dhe mbikëqyren nga ekspertët ndërkombëtarë. Gjetjet dhe rekomandimet nga auditimet pilot, do t’i dorëzohen komisioneve parlamentare në një raport të përmbledhur. Manuali do të rishikohet dhe përditësohet për të pasqyruar praktikat dhe informacionet e marra nga auditimet pilot.
-Vizitë studimore në SAI-t e zhvilluara të BE-së për të mësuar nga përvoja e tyre në kryerjen e auditimeve dhe si të përdorin sistemet e IT në koncesione dhe PPP. Ky aktivitet do të zbatohet përmes “peer revieë”, nga një SAI Evropian, bazuar në termat e referencës që do të zhvillohen më tej.
-Rezultatet dhe rekomandimet e auditimeve pilot, me një pjesëmarrje të gjerë të audituesve të jashtëm, anëtarëve të parlamentit, përfaqësuesve të lartë të qeverisë dhe shoqërisë civile në aktivitetin me temë: “Roli i auditimit të jashtëm publik për të parandaluar korrupsionin dhe mashtrimin në koncesione dhe PPP”/ MONITOR
No comments:
Post a Comment