Epidemiologu: Shifrat do rriten në 20 ditët e para të Majit por bien më pas. Vera do jetë e qetë, por duhet kujdes
Kurba e infektimeve nga covid 19, sipas ekspertëve të shëndetiti publik në ditët në vijim do të vi duke u rritur. Por sipas epidemiologut Artan Simaku rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë.
“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku.
Për epidemiologun Simaku,vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.
“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu.
Sipas Minsitrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë zyrtarisht janë infektuar me covid 19,më shumë se 131 mijë persona,prej të cilëve 52% janë femra dhe 48% meshkuj. Sa i përket vdekshmërisë, mbizotërojnë meshkujt me 67% dhe 33% femrat. Ndërsa të infektuar aktivë në mbarë vendin janë mbi 15 mijë qytetarë./Klannews
No comments:
Post a Comment