Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ka folur për vaksinimin e ftuar në “Opinion”, ka ritheksuar se Covid-19 është i paparashikueshëm.
Manastirliu tha se nuk është ende e qartë nëse do të jetë e nevojshme të vaksinohemi çdo vit, pasi vaksinat janë ende në studim e sipër.
Gjithashtu, ministrja u shpreh se nuk dihet se sa mund të zgjasë imuniteti i krijuar nga vaksinat aktuale.
“Janë duke punuar kompanitë, por nëse na ka mësuar diçka kjo pandemi dhe ky virus është që Covid-19 është i paparashikueshëm. Sigurisht që nuk mund të themi sot nëse do të ketë një rivaksinim apo sa do të zgjasi imuniteti i krijuar nga vaksinat aktuale sepse janë akoma në studim e sipër”,– deklaroi Manastirliu.
No comments:
Post a Comment