Gazetare: Klevisa GJIKA
Tre raste të reja të rezultuara pozitive me COVID – 19 kanë bërë që të mbyllet materniteti dhe Qendra Shëndetësore në Berat. Dy prej të infektuarve janë infermiere dhe sipas të dhënave të deritanishme, njëra punonte në maternitet dhe tjetra në Qendrën Shëndetësore të qytetit.
Rastet e regjistruara pozitive kanë detyruar të dy godinat të ndërpresin funksionimin normal.
Referuar BalkanWeb, dy infermieret e infektuara kishin shfaqur prej disa ditësh shenja të sëmundjes si: temperaturë dhe këputje trupore por pavarësisht shenjave të infektimit ato kanë vijuar punën deri në kryerjen e tamponit. Mjekët epidemiologë në Berat janë duke kryer hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të dy infermiereve të infektuara me Sars Covid-19,të cilët do ti nënshtrohen tamponit për ekzaminim.
Rasti i tretë ka të bëjë me një kasap që ka ushtruar profesionin e tij në një nga lagjet e Beratit, gjë që ka alarmuar ndjeshëm qytetarët.
No comments:
Post a Comment