Gazetare: Klevisa GJIKA
Pesimizmit të shumë qytetarëve në nivel global për përkeqësimin e situatës së krijuar nga COVID – 19 i bashkohet edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Në seancat e përditshme të informimit për situatën e koronavirusit ai u shpreh: “Me të gjitha gjasat, fatkeqësisht (situata) do të përkeqësohet para se të përmirësohet”.
Gjatë fjalës së presidentit, si rrallëherë, nuk ishin të pranishëm ekspertët e mjekësisë nga grupi i tij i punës.
Ngjyrimet e zbehta për këtë situatë nuk ishin të tilla kur ra fjala te maska. Trump tregoi se përdorimi i këtij mjeti mbrojtës është shumë i rëndësishëm në ditët e sotme, teksa nxirrte maskën e tij nga xhepi.
“Pavarësisht nëse ju pëlqen maska apo jo, ato kanë një ndikim. Jam mësuar me maskën”, tha presidenti.
Ky reagim ndryshe vjen pas daljeve të tij të mëparshme, kur kishte sugjeruar prej disa muajsh se veshja e mbulesave të fytyrës ishte një deklaratë politike kundër tij.
No comments:
Post a Comment