Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është aq optimiste kur vjen puna tek një vaksinë kundër koronavirusit.
Së fundmi, OBSH ka deklaruar se deri në pjesën e parë të 2021, nuk ka gjasa që të ketë një vaksinë të sigurt kundër Covid-19.
“Duhet të jemi në gjendje ta shohim veten në sy dhe duhet të jemi në gjendje t’i shohim komunitetet tona dhe t’i sigurojmë se kemi ndërmarrë çdo masë paraprake që këto vaksina të jenë të sigurrta dhe efektive, përpara se t’i jepen popullsisë së përgjithshme”, -u tha kreu i OBSH gazetarëve.
“Do të jetë pjesa e parë e vitit të ardhshëm kur do të fillojmë të shohim njerëz të vaksinuar”, tha ai.
Nga ana tjetër dhjetëra vaksina janë në faza testimi të ndryshme, në të gjithë botën./Dritare.net
No comments:
Post a Comment