Gazetare: Klevisa GJIKA
COVID-19 shënon një tjetër viktimë. Gani Potka, i njohur si shoferi i ministres Spiropali ka humbur betejën me virusin keqbërës. Potka ishte vetëm 58 – vjeç dhe prej pak ditësh ndodhej i shtruar në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.
Lajmi u bë i ditur edhe nga fotografi i Parlamentit Agim Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ku i shprehu ngushëllimet familjes së tij.
No comments:
Post a Comment