Gazetare: Klevisa GJIKA
Një djalë 26 – vjeçar nga Kavaja nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID – 19. BalkanWeb shkruan se i riu ishte shtruar në spitalin Infektiv prej 4 ditësh dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se 26 – vjeçari vuante nga talasemia, sëmundje kjo që ia ka vështirësuar akoma më shumë sfidën me virusin keqbërës.
Një javë më parë u shënua viktima e parë më e re, një 21 – vjeçare e intubuar që vuante nga sindromi metabolik.
No comments:
Post a Comment