Wednesday, July 29, 2020

MSH në Kosovë: Shqiptarëve nuk do t’u kërkohet test për COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se nuk do t’u kërkohet test qytetarëve të Shqipërisë dhe të luginës së Preshevës që duan të hynë në Kosovë.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës”, shkruan Zemaj në facebook.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjetit social facebook, nga vetë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, ku bashkëngjitur postimit ka hedhur një foto me ambasadorin e Republikës së vendit tonë në Kosovë z. Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19,” tregon ai.

Zemaj e mbyll postimin duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do vazhdojë edhe më tej: “Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!”

Postimi i plotë:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

#QeveriaHoti

 

 

No comments:

Post a Comment