Instituti i Shëndetit Publik kërkon të ndiqen disa udhëzime bazë për përdorimin me maskës si mjet mbrojtës. Në një postim në rrjetin social facebook, ISHP shkruan:
“#VendosMaskë kufizo përhapjen e #COVID19
Është shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit.
Ju lutemi ndiqni udhëzimet ”
Ja cilët janë hapat që duhet të ndiqni sipas ISHP – së:
- Para se të vendosni maskën lani duart me sapun dhe ujë ose pastrojini me dezifektantme bazë alkooli;
- Mbuloni hundën dhe gojën dhe sigurohuni që të mos ketë hapësirë mes fytyrës dhe maskës;
- Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit, nëse ndodh lani duart me sapun dhe ujë ose pastrojini me dezifektantme bazë alkooli;
- Kapeni maskën nga lidhëset për ta hequr, hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, lani duart me sapun dhe ujë ose pastrojini me dezifektantme bazë alkooli;
- Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të jetë ndotur dhe mos ripërdorni maskat njëpërdorimshme.
No comments:
Post a Comment