Gazetare: Klevisa GJIKA
Shërbimi i ADISA-s në Fier është mbyllur që mesditen e djeshme për shkak të një rasti të ri të rezultuar pozitiv me covid – 19. E infektuara që çoi deri në mbylljen e këtij institucioni është një prej bashkëshorteve të punonjësve.
Ndërprerja e aktivitetit të punës është bërë me qëllim minimizim e mundësive të përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në qytetarë të tjerë.
Aktualisht, janë marrë masat për të gjithë të prekurit nga covid – 19. Punonjësit që kanë qenë në kontakt me zyrën e Kadastrës janë karantinuar dhe kanë marrë tamponët që situata të mos agravojë edhe më shumë.
Kujtojmë se numri total i të prekurve ne Bashkinë Fier është 43, nga ku 12 persona janë punonjës të Kadastrës, që për momentin po funksionon vetëm online.
No comments:
Post a Comment