Gazetare: Klevisa GJIKA
Raste të reja infektimi janë shënuar në Sarandë. Bëhet fjalë për një nënë 25-vjeçare të prekur nga koronavirusi në fshatin Mursi të këtij qyteti.
Pas bërjes së tamponit ajo rezultoi pozitive, mirëpo edhe vajza e saj 3 muajshe doli e prekur nga COVID-19.
Gazetarë të Balkan Web bëjnë me dije se ato janë dërguar menjëherë drejt spitali Infektiv. Nuk dihet se nënë e bijë u infektuan apo nëse vetë 25-vjeçarja ka apo jo sëmundje shoqëruese.
No comments:
Post a Comment