Gazetare: Klevisa GJIKA
Mbajtja e maskës ssi barrier mbrojtëse është kthyer në domosdoshmëri në ambientet e mbyllura. Megjithatë, jo të gjithë e zbatojnë këtë rregull të vënë apo jo të gjithë duan ta vendosin. Për këtë arsye nuk mungojnë sensibilizimet e shumta nga bluzat e bardha.
Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, jep këtë mesazh:
“Jeta është e shtrenjtë. Atë duhet ta mbrojmë me çdo kusht! Vendose maskën të mbrosh jetën tënde dhe të të dashurve tuaj.”
Ky mesazh u shpërnda nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin e saj social facebook me mbishkrimin: “Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar.”
No comments:
Post a Comment