Gazetare: Klevisa GJIKA
Koronavirusi mund të sjellë dëmtime të qëndrueshme dhe të rrezikshme në zemër.
Tashmë, është bërë e qartë se virusi keqbërës nuk dëmton vetëm organin e frymëmarrjes, por edhe organe të tjera, si veshkat dhe trurin. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se edhe zemra është shumë e riskuar nga infektimi me koronavirus.
Një studim gjerman tregon se 78 përqind e pacientëve që shërohen nga COVID-19 kanë mbetur me ndryshime strukturore në zemrën e tyre, dhe 76 nga 100 të mbijetuar të marrë në studim kanë shenja dëmtimi që sjell një sulm në zemër.
Një studim i dytë, gjithashtu i kryer në Gjermani, zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve që vdiqën pas kontraktimit të COVID-19 kishin nivele të larta të virusit në zemrat e tyre. Ende nuk është e qartë se sa kohë mund të zgjasë dëmi, por studimet tregojnë se edhe të mbijetuarit e shëndetshëm janë të dobët dhe ndjejnë lodhje për javë apo edhe muaj.
Krahas kësaj, ekspertë të shëndetit kërkojnë që mjekët të monitorojnë ecurinë e këtij organi muskulor edhe pasi të mos jenë më të prekur me COVID-19./DailyMail
No comments:
Post a Comment