Wednesday, July 22, 2020

Greta Thunberg dhuron 1 milion euro për organizatat që luftojnë ndryshimet klimatike

Greta Thunberg ka dhuruar 1 milion euro për projektet dhe organizatat që punojnë për t’i dhënë fund krizës klimatike.

17-vjeçarja mori çmimin e parë  portugez “Gulbenkian për Njerëzimin”. Thunberg deklaroi se shuma e përftuar nga ky çmim do të ndahej midis grupeve të ndryshme, me theks të veçantë për projektet që mbështesin popujt e hemisferës së jugut.

“Jam e nderuar dhe shumë mirënjohëse”, tha Thunberg, “ky çmim është shumë domethënës për mua dhe shpresoj se do më ndihmoj për të bërë gjëra të mira në botë”.

“Paratë e përftuara nga ky çmim janë shumë më shumë se ç ‘mund ta imagjinoj, ndaj të gjitha do të dhurohen përmes fondacionit tim tek organizata dhe projekte të ndryshme që punojnë për të ndihmuar popujt që janë në frontin e krizës klimatike dhe ekologjike, veçanërisht në hemisferën jugore”.

Organizata e parë që do të marrë fonde nga Thunberg do të jetë SOS Amazonia, një fushatë e cila po ndihmon të luftojë COVID-19 në Amazonat, veçanërisht në mesin e fiseve aborigjene.

Ky është çmimi më i madh që ka fituar Thunberg deri më sot, pasi ka fituar dhe dy nominime për çmimin Nobel dhe pas doli në kopertinën e Time Magazine si “Personazhi i Vitit 2019”. / Euronews.al

No comments:

Post a Comment