Sunday, July 26, 2020

Shkencëtarët britanikë: Nuk është një, janë 6 lloje Covid-19 me rrezikshmëri dhe simptoma të ndryshme!

Shkencëtarët e King’s College London thanë se në qarkullim janë jo një, por plot 6 shtame të koronavirusit të ri që ka frikësuar botën. Mësohet se ata kanë simptoma dhe rrezikshmëri që variojnë disi nga njëra tjetra.

Sipas Claire Steves nga King’s College London, ky zbulim i ndihmon mjekët “ të monitorojmë ata që kanë vërtet nevojë për trajtim spitalor. Nëse mjekët do njohin këto gjashtë lloj virusesh me shenjat përkatëse do arrijnë shumë më herët tu japin ndihmën e parë të infektuarve në nevojë, si asistimi me oksigjen etj.

Ndërsa të tjerët mund të shërohen thjesht duke u kujdesur për veten në shtëpi. Kështu nuk mbingarkohen as spitalet dhe të sëmurët kritikë marrin ndihmën e duhur dhe të shpejtë”, thotë ajo. Zbulimi këtyre gjashtë shtameve u arrit pasi shkencëtarët përdorën një algoritëm nga aplikacionet për koronavirusin si dhe duke analizuar të dhënat nga rreth 1600 persona në Britani dhe Amerikë, të infektuar me koronavirus.

Varianti i parë, ai më i lehtë ka këto simptoma:

Dhimbje koke

Humbje e nuhatjes

Dhimbje muskujsh

Kollë

Dhimbje fyti

Dhumbje gjoksi

Pa temperaturë

 

Varianti i dytë:

Dhimbje koke

Humbje nuhatje

Kollë

Dhimbje fyti

Zë i ngjirur

Temperaturë

Humbje e oreksit

 

Varianti i tretë:

Ky quhet variant gastrik sepse ngacmon stomakun. Ai jep:

Dhimbje koke

Humbje të nuhatjes

Humbje të oreksit

Diare

Dhimbje fyti

Dhimbje gjoksi

Pa kollë

 

Varianti i katërt dhe i rëndë, niveli i parë:

Lodhje

Dhimbje koke

Humbje e nuhatjes

Kollë

Temperaturë

Zë I ngjirur

Dhimbje gjoksi

 

Varianti i pestë: niveli I dytë

Dhimbje koke

Humbje e nuhatjes

Humbje e oreksit

Kollë

Temperaturë

Zë I ngjirur

Dhimbje gjoksi

Dhimbje fyti

Lodhje

Shpërqëndrim

Dhimbje muskujsh

 

Varianti i gjashtë ( i rëndë) niveli i tretë

Humbje e oreksit

Humbje e nuhatjes

Kollë

Temperaturë

Zë I ngjirur

Dhimbje gjoksi

Dhimbje fyti

Lodhje

Shpërqëndrim

Dhimbje muskujsh

Probleme frymëmarrjeje

Diarre

Dhimbje barku / RevistaBordo

 

No comments:

Post a Comment