Gazetare: Klevisa GJIKA
Vaksina anti – covid po përflitet gjithnjë e më shumë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për krijimin e një të tille duket se vetëm një dozë nuk do jetë e mjaftueshme. Të paktën, kështu shprehet Bill Gates:
“Për momentin, nuk duket se ndonjë nga vaksinat që bëhen janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur me një dozë të vetme. Ndoshta vaksinat që do të bëhen më vonë do të na befasojnë pozitivisht. Por tani për tani, siç qëndrojnë gjërat, jo. Kur bëhet fjalë për të moshuarit, ata mund të kenë nevojë të marrin më shumë se dy doza”, u shpreh Gates.
Themeluesi dhe CEO i Microsoft sjell kështu nota pesimizmi për luftimin total të koronavirusit, edhe në rast të daljes së një vaksine.
Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo dhe çfarë po ndodh aktualisht, pra nëse po trajtohet politikisht apo jo si çështje, megjithatë mbetet për t’u parë se ç’efekt do ketë vaksina kur të dalë.
No comments:
Post a Comment