Sunday, July 26, 2020

Sot 4 humbje jete, numër rekord të infektuarish, 126 raste me COVID, 19 pacientë në terapi intensive

Katër pacientë ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi, ndërsa u shënua një numër rekord të infektuarish, 126, si asnjëherë më parë brenda 24 orëve. Fatkeqësisht nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare dhe një 73 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shifrat e të infektuarve janë alarmante. Në 24 orët e fundit u kryen 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive, rekord deri tani brenda një dite.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë. / Shqiptarja.com

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)
Testime totale                     38683
Raste pozitive                     4763
Raste të shëruara               2682
Raste Aktive                       1943
Humbje jete                        138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   1056
Durrës                  220
Shkodër               203
Vlorë                     100
Lezhë                    84
Korçë                    69
Fier                        58
Elbasan                 48
Kukës                    37
Berat                     31
Gjirokastër            19
Dibër                     18

No comments:

Post a Comment