Monday, July 27, 2020

DENONCIMI I GAZETARES: Po lini të sëmurët me diagnoza të tjera të vdesin nga mungesa e përkujdesit shëndetësor

COVID-19 është kryefjala botërore e shëndetit publik. Edhe në Shqipëri aktualisht, e gjithë vëmendja e autoriteteve shëndetësore është e përqëndruar aty. Një denoncim i gazetares së FAX NEWS, znj. Mirilda Tili, shpreh edhe një herë shqetësimin e ngritur në vazhdim, se marrja vetëm me covid-in , po rrezikon qindra pacientë të tjerë, të cilëve siç denoncohet, po ju mungon përkujdesi shëndetësor.

STATUSI I PLOTË

“Zonjë, situata e babait tuaj është shumë e komplikuar dhe e vështirë. Është keq! Në kushte normale, nëse do të funksiononim normalisht, do ta shtronim urgjent, por kështu si jemi tani, të lutem, merreni në shtëpi. Nuk dihet çfarë na vjen këtu”
Ndërkohë që mjeku roje i spitalit “Shefqet Ndroqi” më komunikonte gjëmën, një 54 vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë, ishte i prekur me COVID-19.
Por që unë ta merrja babin në shtëpi, apo ta dërgonim tek urgjenca kirurgjikale, duhej ti bëhej tamponi. Dhe e dini çfarë……. në spital nuk kishte tampon. Po po, tek spitali COVID-2, mbrëmë nuk kishte tampon. Është detyruar mjeku, për të cilin shpreh vlerësim maksimal, të marrë qendrën e koordinimit dhe të kërkonte një tampon. Njerëz, të kërkonte tamponin që e kanë vendosur vetë në protokoll, si domosdoshmëri për të bërë kalimin nga njëri pavion tek tjetri. Por nuk kishte!
Dhe pas qetësuesve me radhë, njëri pas tjetrit, dhe skanerit të detajuar, e kemi babin në shtëpi, të pa zotë për të ditur se çfarë të bëjmë.
Nuk e di, nuk e di. Jam e pafjalë, e shokuar dhe e nervozuar në të njëjtën kohë.
Për kushtet në të cilat punonin mjekët dhe infermierët ndoshta do të jem në gjendje të shkruaj pasi babi të jetë bërë mirë.
Ndaj, boll! Stop me teori COVID-i kur nuk keni as tamponi, kur po lini të sëmurët me diagnoza të tjera të vdesin nga mungesa e përkujdesit shëndetësor. Po asnjë mjek, për asnjë diagnozë nuk mundet të të shërbejë apo të të pranojë të bëjë shtrimin, nëse nuk është bërë tamponi i famshëm.

Zot vër dorë ti, se me këta nuk di më çtë bëj./ D.C

No comments:

Post a Comment