Gazetare: Klevisa GJIKA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Kinën se po përpiqet të vjedhë vaksinën anti – covid. Sipas amerikanëve, shteti kinez po ndërhyn në kompani farmaceutike të nryshme nëpër botë përmes hakerave .
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paditur 2 shtetas kinezë për vjedhjen e studimeve . Ata janë Li Xiaoyu 34 vjeç dhe Dong Jiazhi 33 vjeç. Mendohet se aktualisht ata ndodhen në Kinë dhe në bazë të të dhënave të deritanishme ata kanë vepruar në favor të interesave të tyre personalë dhe në të mirë të Ministrisë së Sigurisë në Kinë.
Ndërkohë, nuk mungojnë reagimet se pretendime të tilla janë të gabuara dhe të pabaza. Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i quan këto akuza si mosrespektim i shkencëtarëve kinezë dhe arritjeve të tyre.
“Lufta” mes dy superfuqive botërore vazhdon, sidomos pas akuzimit të Kinës nga Truump për përhapje të pandemisë. / NYTimes
No comments:
Post a Comment