Gazetare: Klevisa GJIKA
4 administratorë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me nga 1 milion lekë për ushtrim aktiviteti në në kundërshtim me Aktin Normativ. Shtetasit me iniciale M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z. organizonin dasma dhe lejonin grumbullimet, gjë që bie ndesh me masat e marra nga qeveria për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në vend.
Në bazë të kontrolleve të kryera nga policia Lezhë është konstatuar se 4 restorante dasmash në Lezhe dhe Ishull Lezhë nuk respektonin kufizimin e përcaktuar për organizime dhe muzikë pas orës 20:00.
Dje, dy lokale në Durrës u gjobitën me të njëjtën vlerë, pasi organizonin dasma në kohë pandemie.
No comments:
Post a Comment