Bisedoi: Klevisa GJIKA
Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë filluar pushimet, mirëpo kujdesi shëndetësor duhet të jetë në plan të parë. Karantinimi për një periudhë 3 – mujore ishte një sfidë e kapërcyer me vështirësi përballë natyrës joshëse, motit të favorshëm dhe lehtësimi i masave duket sikur “çliroi” këdo nga përditshmëria brenda 4 mureve. Por sa po kujdesen qytetarët për shëndetin e tyre?
Për këtë, mjekja otorinolaringologe – ORL, Anjeza Kuçi tregon se ku duhet të fokusohet më shumë vëmendja për të shmangur probleme shëndetësore të mundshme. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus” ajo tregon se nuk mungojnë pacientët me probleme në kanalin e jashtëm të dëgjimit, sidomos pas fillimit të pushimeve dhe frekuentimit të plazhit apo pishinave.
Kuçi kërkon që të bëhet kujdes me veshin dhe trajtimin e tij.
“Duke qenë se jemi në periudhën e verës, pavarësisht se jemi në periudhë pandemie, njerëzit kanë shkuar nëpër plazhe, nëpër pishina sepse neve na vijnë pacientë me probleme në kanalin e jashtëm të dëgjimit, unë do rekomandoja që të mundohen që të gjithë pacientët të mbrojnë sa më shumë veshin, qoftë në periudhën e zhytjeve, të mbajnë alkoolin borik dhe të dezinfektojnë veshët pas larjes, pas daljes nga dushi, nga pishina, sidomos pacientët që bëjnë infeksionet e kanalit të jashtëm të dëgjimit ose infeksionin e veshit të notarit. Mirë është që të mundohen të mbrojnë veshët nga uji, ato tamponët e pambukut t’i eliminojnë, veshi nuk ka nevojë të pastrohet, por ka nevojë të vetëpastrohet. Pas daljes nga dushi, pishina kur kemi ndonjë kruarje, ndonjë gjë mund të hedhim alkoolin boric ose ilaç tjetër me pika që pacientët e kanë në kutinë e tyre të ndihmës së shpejtë”, thekson ajo.
Mjekja sugjeron që njerëzit të largohen nga një pishinë e mbipopulluar, pasi rreziku i infektimit është i madh.
“Te pishinat pacinetët duhet të qëndrojnë, të notojnë larg tjetrit. Pishinat janë ambiente më të vogla sesa në det. Do rekomandoja që njerëzit të zbatojnë masat, nuk mund të lahesh me maskë, por në momentin që ka një mbipopullim ik që andej dhe shko në një vend tjetër”, shprehet Kuçi.
No comments:
Post a Comment