Instituti i Shëndetit Publik tregon se si të mundim ditët e nxehta të verës. Përmes një psotimi në faqen zyrtare të ISHP, jep 8 rekomandime:
1. Merrni ujë me vete: Kudo ku shkoni, merrni me vete një shishe me ujë të ftohtë
2. Shmangni: alkoolin, çajin, kafen, ushqimet pikante dhe të kripura që mund të rrisin dehidrimin
3. Freskohuni: Freskoni mjediset me ventilator ose kondicioner
4. Çlodhuni: Sigurohuni që keni fjetur dhe pushuar mjaftueshëm
5. Vishuni lehtë: Vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe të pambukta
6. Ushqehuni shëndetshëm: Konsumoni më shumë ushqime të freskëta, si sallatë dhe fruta, pasi ato përmbajnë shumë ujë
7. Bëni dush: Dushi me ujë të ftohtë ju ndihmon të freskoheni në ditët e nxehta
8. Qëndroni në hije: Mbani një kapele ose merrni ombrellë për hije nëse jeni jashtë në një ditë të nxehtë
No comments:
Post a Comment