Gazetare: Klevisa GJIKA
Paraditen e sotme ka ndodhur një shpërthim në repartin e oksigjenit në uzinën e kompanisë turke “Kurum”. Ngjarja ka ndodhur në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit.
Nga informacionet e deritanishme, shtatë punonjës janë plagosur rëndë, tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa 4 të tjerët kanë dëmtime të lehta.
Kujtojmë se kjo zonë në Elbasan është, në pjesën më të madhe, nën menaxhimin e kompanisë turke në fjalë.
No comments:
Post a Comment