Kompania gjermane “Wurth Group”, me rrjet edhe në Shqipëri, ka shpërndarë maska falas së bashku me një fletë udhëzimi nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura.
“Ne sot kontribuojmë në kauzën botërore për luftë kundër pandemisë, duke shpërndarë një sasi simbolike maskash falas për shfrytëzuesit e transportit publik së bashku me një fletë me udhëzime nga ana e OBSH-së. Uroj dhe shpresoj që ky aktivitet i yni sadopak të ndikojë në vetëdijen sociale për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura publike. Gjithashtu dhe një “SHUMË FALEMINDERIT” për të gjithë punonjësit në mjekësi kudo që janë, për sakrificat e tyre me më të shtrenjtën, jetën e tyre, për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër”, u shpreh z. Mahir GANI, administratori i kompanisë Wurth Albania sh.p.k në një prononcim me mediat.
Wurth Group eshte kompani lider botëror në biznesin e tij primar – materiale për fiksim dhe montim. Aktualisht ka në pronësi të tij ka mbi 400 kompani në mbi 80 shtete të botës me rreth 79,000 të punësuar. Vetem linja Wurth ne programin e tij per tregti dhe industri përfshin mbi 125,000 produkte.
Në Shqipëri operon qe nga viti 1995, duke u shërbyer mbi 2,500 klientëve, me mbi 4,000 produkte në dispozicion të gatshme për shpërndarje brenda 24 orëve në çdo vend të Shqipërisë.
Si gjithmonë, edhe me këtë aktivitet, gjermanët dëshmojnë nivelin e tyre të lartë jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në përgjegjësinë sociale duke dëshmuar kulturën e tyre kudo që ata janë.
No comments:
Post a Comment