Gazetare: Klevisa GJIKA
Depresioni është një ndër sëmundjet që nuk përfshin vetëm mendjen dhe trurin, por të gjithë trupin, pasi ndikon në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, mendon dhe reagon për veten, por edhe për të tjerët.
Sipas disa hulumtimeve të bëra në Britani, për të trajtuar depresionin duhet që kërpudhat magjike të bëhen të ligjshme në të njëjtën mënyrë si kanabisi që të përdoren n ëtë mirë të problemeve mentale. Kështu, janë bërë thirrje të vazhdueshme që kjo lloj kërpudhe të ketë një përdorim medicinal të ligjshëm në dobi të personave në depresion.
Ekspertët nga Universitetet e Oksfordit, Manchester dhe King’s College në Londër kanë bërë thirrje që kërpudhat magjike të rishikohen. Marrja në mënyrë të ripërsëritur e kësaj lloj kërpudhe ose e “psilocybin” mund të ndihmonte në shmangien e një krize të shëndetshme mendore.
Megjithatë, nuk dihet se çfarë do ndodhë me kërpudhat magjike, që deri tani janë ilegale. / DailyMail
No comments:
Post a Comment