Nga Daniela Burnazi
Vaksina kundër shytave është mënyra më e mirë për të ulur rrezikun apo simptomat e prekjes nga shytat. Zakonisht kjo vaksinë ndahet në 2 doza: ku doza e parë bëhet në moshën 12-15 muajsh dhe doza e dytë 4-6 vjeç.
Vaksina të mbron nga 3 sëmundje: fruthi, shytat dhe rubeola (MMR). Vaksina MMR është e sigurtë dhe efektive dhe shumica e fëmijëve nuk kanë ndonjë efekt anësor nga vaksina. Zakonisht efektet anësore janë shumë të lehta si ethe apo skuqje në zonën ku është bërë vaksina.
Komplikimet që sjellin shytat:
Shytat janë një sëmundje ngjitëse që shkaktohen nga virusi i shytave. Shfaqja e tyre zakonisht fillon me ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulare, lodhje dhe humbje oreksi. Shumica e njerëzve paraqesin edhe ënjtje të gjendrave të pështymës. Kjo zakonisht shkakton nofulla të ndjeshme dhe të fryra.
Në disa njerëz shytat mund të shkaktojnë probleme shumë të mëdha si:
- Orkit (enjtje e testikujve) tek meshkujt që kanë arritur pubertetin.
- Ooforit (enjtje e vezoreve) dhe/ose mastit (enjtje e gjinjve) tek femrat që kanë arritur pubertetin.
- Encefalit (enjtje e trurit)
- Menengjit (enjtje e indeve që mbulojnë trurin dhe palcë n kurrizore)
- Humbje të pë rkohshme ose pë rhershme të dë gjimit etj.
Burimi: CDC
No comments:
Post a Comment