Nga Daniela Burnazi
Furnizimi me ujë të rrjedhshëm, si një element i domosdoshëm dhe jo vetëm në kushte pandemie për një institucion shëndetësor, është një ndër matjet e studimit të realizuar nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”, të mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.
Uji në një farë mënyre mund të konsiderohet në listën e “materialeve” të mbrojtjes personale për të garantuar higjienizimin e duarve, si dhe mbrojtjen e stafit dhe pacientëve paralelisht. 16% e stafit shëndetësor deklaron që gjatë pandemisë nuk kanë furnizim 24 orë me ujë në institucionin ku punojnë, ndërsa shumica prej 79% kanë pasur furnizim 24 orë me ujë.
Mungesa e furnizimit 24 orë me ujë është më problematike në sistemin shëndetësor parësor, ku në 21% të rasteve nuk ka, për të vazhduar me një farë përmirësimi në sistemin spitalor që nuk ka ujë në 15% të rasteve dhe spitalet COVID-19 (QSUT dhe “Shefqet Ndroqi”) që nuk kanë në vetëm 10% të rasteve.
Në 58% të institucioneve shëndetësore në total ka furnizim më ujë të ngrohtë, ku shërbimi spitalor (spitalet bashkiake, rajonale dhe ato universitare “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, Spitali Universitar i Traumës) paraqet situatën më të mirë pasi 63% e stafit shëndetësor deklaron se kanë furnizim me ujë të ngrohtë.
https://ift.tt/3apv6Lp
No comments:
Post a Comment