Përktheu dhe përshtati: Klevisa GJIKA
Numri total i rasteve të regjistruara pozitive me SARS COV-2 ka kaluar 33 milionë në nivel global.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara pozitive me COVID-19. Të dhënat e fundit tregojnë se numri total i amerikanëve të prekur shkon në 7.1 milionë. Pas SHBA-ve renditet India me një miloin më pak, 6.1 milionë. Vendin e tretë e zë Brazili me 4.7 milionë.
Në Francë situata duket më e qetë për shkak të rikthimit të masave shtrënguese. Edhe pse shumica e bizneseve u mbyllën, të dhënat më të fundit tregojnë se numri i të infektuarve në këtë shtet është 11, 123. Në Rusi të dhënat e 24 orëve të fundit kanë shënuar një rekord: 7,867 të infektuar në 24 orët e fundit dhe 99 viktima.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë bëri me dije dje se numri i të shëruarve është mbizotërues ndaj rasteve ditore./BBC
No comments:
Post a Comment