Covid-19 i ka marrë jetën më shumë se 200 mijë njerëzve në Amerikë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, presidenti Donald Trump, ndonëse u mundua ta anashkalojë bisedën tha se numri do të ishte shumë herë më i lartë, nëse nuk do të ishte menaxhuar siç duhet.
“Epo, unë mendoj se është turp. Por gjithsesi, fajin e ka Kina, që lejoi përhapjen e virusit. Kjo është një gjë e tmerrshme, Kina e lejoi të ndodhë. Por viktimat mund të ishin shumë herë më shumë, nëse ne nuk do të kishim mbyllur vendin. Numri i tyre mund t’i kishte kaluar 3 milionë”.
Më shumë se 6.8 milionë njerëz janë infektuar në SHBA me koronavirus, duke u bërë kështu vendi më i prekur në botë nga pandemia. Shqetësimi më i madh në këtë kohë për SHBA-në, por jo vetëm, janë muajt e ardhshëm të dimrit. Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci paralajmëroi në fillim të këtij muaji se situata do të përkeqësohet ndjeshëm./Dritare.net
No comments:
Post a Comment