Monday, September 21, 2020

 Shëndeti mendor dhe psikologjia e stafitNdikimi i pandemisë në kushtet e banimit të stafit shëndetësor

Pandemia COVID-19 ka ndikuar jetën e gjithë popullatës për sa i përket kufizimit të kontakteve me pjesëtarët jashtë familjes, por për stafin shëndetësor ndikimi është edhe brenda familjes.

Gati dy e treta e personelit shëndetësor deklaron se pandemia ka ndikuar në kushtet e tyre të banimit.

Rreth 58% e mjekëve deklarojnë që nuk rrinë në të njëjtën shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, pjesa tjetër që rri (rreth 42%)  tregojnë që shmangin ccdo kontakt të mundshëm me ta për t’i mbrojtur nga rreziku i mundshëm i infektimit

Gati një e pesta e personelit deklaron se ka pasur zhvendosje të anëtarëve, më konkretisht 14% janë zhvendosur vetë përkohësisht dhe jetojnë larg familjeve, ndërsa 7% kanë larguar përkohësisht një ose disa anëtarë të tjerë të familjes, zakonisht fëmijët ose prindërit e moshuar, në një banesë tjetër.

Më shumë se 65% e stafit shëndetësor kanë ndryshuar situatën e banimit pas fillimit të pandemisë.

Situata paraqitet më e vështirë për stafin e spitaleve COVID-19, që në masë më të madhe janë larguar përkohësisht larg familjes (25%) ose shmangin çdo kontakt të mundshëm me ta (44%). Vetëm 1 në 4 mjekë e infermierë në këto dy spitale deklarojnë se pandemia nuk ka ndikuar ose tjetërsuar kushtet e tyre të banimit. Pra, në kushtet e një pune me vështirësi dhe përgjegjësi të lartë, stafi shëndetësor gjendet edhe në situatë izolimi ose largimi nga ngrohtësia familjare, që ndikon drejtpërdrejtë në gjendjen e tyre emocionale. Këta heronj të heshtur përballojnë me përgjegjësi dhe vetëmohim detyrën që duhet të kryejnë në mbrojtje të shëndetit publik dhe familjeve të tyre.

https://ift.tt/3apv6Lp

No comments:

Post a Comment