Nga: Daniela Burnazi
Mbartësit jo aktivë (inaktivë) të hepatitit B përbëjnë grupin më të madh të pacientëve kronik të infektuar me hepatitin B. Rreth 300 milionë njerëz janë mbartës të hepatitit B në të të gjithë botën.
Thuajse shumica e pacientëve mbartës inaktivë të hepatitit B tregojnë nivele normale të aminotransferasave (ALT). Megjithatë ekzistojnë 2 grupe të njerëzve me hepatit B: mbartësit inaktivë të hepatitit B (të përcaktuar si mbartës “të shëndetshëm”) dhe pacientët me hepatit kronik. Të dyja këto grupe pacientësh kanë HbsAg pozitive dhe nivele normale të ALT. Megjithatë, progresioni i sëmundjes, rezultatet e mëvonshme të transaminazave, nivelet e HBV DNA-së, shkalla e dëmtimit të mëlçisë, nevoja për biopsi të mëlçisë dhe trajtimi antiviral ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme për këto 2 kategori pacientësh.
Në mesin e subjekteve me HbsAg pozitiv shpesh është shumë i vështirë përcaktimi i këtyre subjekteve për t’u dalluar si mbartës inaktivë të shëndoshë apo mbartës kronik që mund t’ju agravojë më vonë sëmundja në cerrozë apo kancer. Prandaj në këto raste testet biokimike janë shumë të rëndësishme që të bëhen në kohë, çdo 3 ose 6 muaj.
Termi “hepatit B kronik” i referohet një sëmundje kronike nekroinflamatore të mëlçisë që shkaktohet nga infeksioni i vazhdueshëm HBV. Hepatiti B kronik mund të ndahet në HbeAg pozitiv dhe HbeAg negativ. Të dyja këto forma të hepatitit B kronik kanë norma të ndryshme reagimi ndaj trajtimit antiviral edhe pse të dyja mund të përparojnë në dëmtime të rënda të mëlçisë.
Në stadin e dytë quhet “ HbsAg mbartës inaktiv”/ kjo do të thotë se pacienti ka një infeksion të vazhdueshëm HBV të mëlçisë, por pa sëmundje të vazhdueshme të konsideruara si nekroinflamatore. Ajo karakterizohet nga nivele shumë të ulëta të HBV ADN-së dhe nivele normale të transaminazave. Shkenca mjekësore ka treguar se dëmtimi i mëlçisë është shumë i rrallë tek këta pacientë, veçanërisht kur HBV DNA është më e ulët se 2000 IU / ml, në këtë stad biopsia e mëlçisë nuk është e nevojshme për këta pacientë. Tek pacientët me hepatit B që kanë nivele nga 2000 IU/ ml dhe 20.000 IU/ml, sëmundjet e mëlçisë janë gjithashtu të rralla, por duhet treguar kujdes sepse këta pacientë duhet të ndiqen nga afër edhe pse mund të mos kenë nevojë për medikamente.
Siç u përmend edhe më lart, ajo çfarë është e vështirë për t’u dalluar është nëse një pacient është një mbartës inaktiv i shëndoshë apo është një pacient me hepatit kronik por që i ka transaminazat normale. Pacientët e parë kanë një rrezik shumë të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e mëlçisë, ndërsa tek pacientët e dytë rreziku është më i madh.
Kështu, për minimumi 1 vit të gjithë këta pacientë duhet të bëjnë matje periodike të transaminazave ALT çdo 3-4 muaj dhe HBV DNA-në për të kuptuar nëse ai pacient është në të vërtetë mbartës inaktiv i shëndoshë.
Nivelet e ALT-së duhet të mbeten në mënyrë të vazhdueshme brenda kufinjve normal dhe HBV DNA duhet të jetë nën 2000 IU/ ml. Pas 1 viti këta pacientë duhet të ndiqen çdo 6 muaj me analiza të tjera deri ën vitin e 3-të. Kjo politikë zakonisht lejon zbulimin e luhatjeve në pacientët me HbeAg negativë.
Është e rëndësishme të theksohet se disa mbartës inaktivë mund të kenë nivele të HBV DNA-së më të mëdha se 2000 IU / ml ( zakonisht nën 20.000 IU / ml) pavarësisht niveleve normale të transaminazave ALT, AST, bilurbinë direkte, bilurbinë indirekte. Tek këta mbartës check upi duhet të jetë më i konsoliduar, ata duhet të bëjnë analaiza për transaminazat ALT çdo 3 muaj dhe matje të HBV DNA çdo 6-12 muaj të paktën për 3 vjet. Pas këtyre 3 vjetëve, këta pacientë duhet të ndiqen nëse në të vërtetë janë mbartës inaktivë të shëndoshë. Pas gjithë këtyre ekzaminimeve, nëse këta pacientë japin nivele normale të transaminazave dhe HBV DNA atëherë kanë shumë pak shanse për t’u prekur nga sëmundjet e mëlçisë apo aktivizimi i virusit. Tek pacientët që ju rriten transaminazat riaktivizimi i infeksionit është gjithmonë prezent.
Pastrimi i HbsAg dhe i antitrupave të HBs mund të ndodhë spontanisht në vetëm 1-3% të rasteve në vit.
Burimi: British Journal of Medical Practitioners
No comments:
Post a Comment