Përktheu dhe përshtati: Klevisa GJIKA
Mbretëria Britanike është në një moment kritik. Kështu tregojnë shkencëtarët më në zë në lidhje me situatën aktuale të krijuar nga COVID-19 në këtë shtet.
Profesor Chris Whitty mendon se shteti po përballet me një periudhë vërtet sfiduese, ndikimi i së cilës pritet të vieht re akoma më shumë gjatë stinës së dimrit. Ditën e djeshme, në vend u raportuan 3 899 raste të reja me koronavirus dhe 18 vdekje.
Sekretari britanik i shëndetit, Matt Hancock, thotë se njerëzit kanë ulur vigjilencën gjatë verës. Ai ka treguar se po diskutohet për një izolim të mundshëm edhe në Londër. Edhe kryeministri Boris Johnson tha këtë javë se Mbretëria e Bashkuar po përballet me valën e dytë të covid-19 dhe ka hartuar kufizime të reja për banorët në rajonet veriore, veri perëndimore dhe qendrore të Anglisë, që edhe janë goditur më rëndë.
Qeveria britanike e ka bërë të detyrueshëm ligjërisht vetëizolimin, duke filluar nga 28 shtatori, për personat që rezultojnë pozitiv në test ose që janë thirrur ta bëjnë atë nga shërbimi kombëtar shëndetësor./BBC
No comments:
Post a Comment