Nga Daniela Burnazi
Koronavirusi që shkakton Covid-19 kryesisht përhapet nga personi në person përmes spërklave që përhapen në ajër nga kollitja apo tështima. Sipas studimeve të fundit është vërtetuar se virusi mund të merret edhe nëse prekni sipërfaqe apo objekte që kanë virus.
Koronavirusi mund të jetojë me orë dhe/ose ditë të tëra në sipërfaqe objektesh të caktuara.
Ja llojet e ndryshme të objekteve dhe kohëzgjatja që jeton virusi në to:
Metali: si doreza dere, bizhuteri, sende argjendi etj, virusi mund të jetojë deri në 5 ditë.
Druri: si moblje, tavolina, karrige etj, virusi mund të jetojë deri në 4 ditë.
Plastika: si shishe qumështi, shishe detergjentësh, sediljet e autobusit etj, virusi mund të jetojë 2-3 ditë.
Çeliku i inoksit: si frigoriferi, tenxheret, tigani, lavamani etj, virusi mund të jetojë deri në 2-3 ditë.
Kartoni: si kutitë e transportit, virusi mund të jetojë deri në 24 orë.
Alumini: si kanaçet e pijeve virusi jeton 2-8 orë
Xhami: si gotat, pasqyrat, dritaret virusi mund të jetojë deri në 4 ditë.
Ujë: koronavirusi nuk është gjetur në ujin e pijshëm. Nëse virusi futet në ujë, atëherë filtri i ujit mund ta shkatërrojë atë.
Lëkura dhe flokët: deri më tani nuk ka të dhëna që tregojnë se virusi mund të jetojë në flokë apo lëkurë. Nëse prekni me duar të papastra hundën, gojën, sytë atëherë mund të infektoheni.
Burimi: WebMd
No comments:
Post a Comment