Nga Daniela Burnazi
Sipas një studimi të realizuar nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”, të mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, u konstatua se:
- 38% e stafit në sistemin shëndetësor në total ka marrë trajnim së fundmi si pasojë e pandemisë COVID-19,
- ndërsa gati një e treta (32%) nuk ka marrë asnjë trajnim për përdorimin e materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt.
- Një pjesë e mirë (42%) ka marrë trajnim më herët gjatë përvojës së punës ose gjatë studimeve, gjithsesi stafi shëndetësor që punon në nivelin parësor ka marrë më pak trajnime, mbi përdorimin korrekt të materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt, konkretisht në masën 32%.
Ndërkohë që trajnimet janë më të shumta te stafi i shërbimit spitalor, më konkretisht 41% e stafit në shërbimin spitalor (spitalet bashkiake, rajonale dhe ato universitare “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, Spitali Universitar i Traumës) dhe 45% e stafit në spitalet COVID-19 (QSUT dhe ‘Shefqet Ndroqi’). Megjithatë, 17% e personelit në spitalet COVID-19 nuk ka marrë trajnim mbi përdorimin korrekt të materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt.
Gjetjet tregojnë se infermierët kanë marrë më shumë trajnime gjatë pandemisë ose kanë dije nga përvoja e mëparshme e punës së tyre përkundrejt mjekëve që i deklarojnë këto në masë më të ulët, respektivisht 41% dhe 28% e infermierëve vs. 35% dhe 13% e mjekëve. Dy herë më shumë mjekë se infermierë shprehen se nuk kanë asnjë trajnim mbi përdorimin korrekt të materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt, respektivisht 44% vs. 22%.
No comments:
Post a Comment