Gazetare: Klevisa GJIKA
Situata e krijuar nga COVID-19 është shoqëruar me frikë nga ana e qytetarëve kur bëhet fjalë për bashkëveprimin pacient-bluzë e bardhë. SImptomat e shfaquara dhe deri tek sëmundjet përkatëse që kërkojnë të ndiqen rregullisht nuk kanë ecur siç duhet për shkak të virusit SARS COV-2.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti”, Prf. Dr. Mehmet Hoxha tregon se ndër sëmundjet që ai trajton si alergolog në spitalin Francez në QSUT, ato akute janë minimizuar.
“Pacientët kronikë pak a shumë nuk kanë munguar në marrjen e medikamenteve të tyre të nevojshme, kurse rastet akute janë minimizuar shumë që paraqiten në urgjencë apo që paraqiten në spital. Pra, nuk kemi atë fluksin që kemi pastur”, tregon Hoxha.
Mjeku alergolog shpjegon se kjo lidhet me stresin që ka shoqëruar gjithë këtë periudhë të vështirë në nivel global. Ja si e përshkruan ai:
“Në logjikën time dominimi i frikës, panikut që pacienti mundohet t’i shmanget kontaktit me spitalin, ambulancën, farmacinë apo me sistemin sekondar apo terciar shëndetësor. Ka një minimizim të ratsteve, ka një ulje të dukshme të rasteve që paraqiten.”
Më tej, mejku shton se shërbimi mjekësor jepet si në kushte normale. Sipas tij nuk bëhet fjalë për abandonim në këtë aspekt.
“Nuk po them se pacientët nuk po marrin maksimumin e tyre, por jo se janë abandonuar. Ne si mjekë jemi munduar të jemi shumë të gatshëm me sistemin online. Është një adaptim i sistemit shëndetësor në kushtet e së keqes.”
No comments:
Post a Comment