Monday, September 28, 2020

Sa farmacistë ka Shqipëria, si krahasohet me vendet e Europës

Kjo është veçanërisht e dukshme tani gjatë pandemisë COVID, sipas një publikimi të fundit të Eurostat, që ka dhënë informacion mbi numrin e farmacistëve për 100 mijë banorë në Europë.

Edhe pse shumë shërbime të përditshme ishin të mbyllura ose të kufizuara, ata vazhduan ofrimin e shërbimeve për pacientët. Ata vazhduan përgatitjen, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve medicinale që u duhen pacientëve dhe ofruan këshilla për përdorimin e duhur të tyre dhe efektet e mundshme anësore.

Sipas Eurostat, në të gjithë Bashkimin Europian (BE), numri i farmacistëve për banorë ndryshon shumë. Shteti Anëtar i BE me numrin më të lartë është Malta, ku kishte 129 farmacistë praktikues për 100 000 banorë në 2018. Një numër të lartë kishte po ashtu në Belgjikë (125), Spanjë dhe Itali (nga 119 përkatësisht).

Shumica e Shteteve Anëtare raportuan 50 – 110 farmacistë për 100 000 banorë, ndërsa Holanda (21) ishte nën këtë interval.

Po Shqipëria?

Të dhënat e Eurostat për Shqipërinë janë të vitit 2013, sipas të cilit Shqipëria kishte 84.3 farmacistë praktikues për 100 mijë banorë, me një dyfishin në krahasim me 2011-n, kur kishte vetëm 48 të tillë.

Ndërsa në listën publike të Urdhrit të Farmacistëve, aktualisht janë të regjistruar 2,458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit. Në raport me popullsinë, shifra është 86.4 farmacistë për 100 mijë banorë, sipas përpunimeve të Monitor, me një rritje të lehtë në krahasim me 2013, duke qenë afër mesatares së Bashkimit Europian

Nga vendet e rajonit, të dhënat e disponueshme janë vetëm për Serbinë, që ka vetëm 27 farmacistë për 100 mijë banorë, ndër më të ulëtat në Europë.

Burimi: Monitor.al

No comments:

Post a Comment