Përktheu dhe përshtati: Klevisa GJIKA
Qytetarët më në fund do të jenë të lirë të përqafojnë njëri-tjetrin. Lajmi vlen për Zelandën e Re, ku numri i regjistrimeve dhe rasteve të identifikuara me koronavirus gjatë orëve të fundit është 0.
“The Guardian” raporton se situata është nën kontroll dhe se minimizimi i grumbullimeve dhe kontakteve të afërta, masa këto të ashpra për të luftuar COVID-19, janë hequr totalisht.
Situata do të jetë nën kontroll vetëm në Auckland, ku do të lejohen grupime deri në 100 persona. Pjesa tjetër e vendit do të mund t’i rikthehet normalitetit, pasi nuk do të ketë më kufizime.
Kujtojmë se me një popullsi prej 5 milionë banorë, Zelanda e Re ka regjistruar 25 viktima që prej fillimit të pandemisë./The Guardian
No comments:
Post a Comment