Nga Daniela Bardhi
Disa viruse lulëzojnë madje përhapen më shumë në ajër më të freskët dhe të lagësht. Mukoza e hundëve bëhet më e thatë dhe ngjitëse gjatë muajve të ftohtë, gjë e cila të con në përhapjen dhe marrjen e viruseve.
Ja cilat janë sëmundjet që prekin më shumë fëmijët dhe jo vetëm gjatë dimrit:
RSV: Virusi Sinikal i Frymëmarrjes është një infeksion i zakonshëm i frymëmarrjes që tek fëmijët poshtë moshës 2 vjeç shkakton bronkiolit.
Simptomat e sëmundjes janë:
- Kollitje
- Sekrecione të lëngshme të hundës
- Ethe
- Mbingarkesë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes
- Frymëmarrje e shpeshtë
Sipmtomat e kësaj sëmundje janë të lehta 1-2 ditët e para dhe përkeqësohen nga dita e 3-7.
GRIPI: është një virus respirator shumë ngjitës.
Simptomat më të zakonshme të gripit janë:
- Kollitje
- Sekrecione të hundës
- Mbingarkesë virale
- Dhimbje e muskujve të trupit
- Temperaturë e lartë
- Konjuktivit (sy të kuq dhelose të irrituar)
- Të vjella dhe/ose diarre
FTOHJA: është infeksion viral që shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit. Viruse të ndryshme shkaktojnë ftohje e cila mund të zgjasë 5-14 ditë.
Simptomat më të zakonshme janë:
- sekrecione në hundë
- – kollitje
- – ethe
- -mbingarkesë virale
- – dhimbje fyti etj
Skuqja e fytit: është infeksion që prek zakonisht fëmijët e vegjël nga 6muajsh deri në 5 vjeç.
Simptomat më të zakonshme janë:
- Dhimbje fyti
- Vështirësi në gëlltitje
- Ethe
- Dhimbje stomaku
- Dhimbje koke etj
Burimi: Children’s Health
No comments:
Post a Comment