Në 24 orët e fundit, 39.617 raste të reja me koronavirus dhe 1,293 vdekje janë regjistruar në SHBA. Numri i viktimave është më i larti që nga 19 gushti. Mesatarja ditore e infeksioneve në SH.B.A. është 38.037, 5% më shumë se javën e kaluar.
Ndërkohë, Presidenti Trump vazhdon të dërgojë mesazhe optimizmi për vaksinat.
“Unë mendoj se shpërndarja e vaksinës mund të fillojë në tetor, ndoshta nga mesi i tetorit”, tha ai në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, duke parashikuar shpërndarjen e 100 milion dozave deri në fund të vitit 2020.
“Shpërndarja më e madhe e vaksinave në historinë amerikane,” theksoi ai.
Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës amerikane, për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr Robert Redfield, nuk ndan të njëjtin mendim me presidentin amerikan. Ai thotë se ka gjasë, që vaksinimi të nisë te grupet e rrezikuara, jo më parë se dhjetori. Ndërsa shtoi se para mesit të 2021, nuk ka gjasë që vaksina të jetë në dispozicion për grupet e tjera./Dritare.net
No comments:
Post a Comment