Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare profesor Sabit Brokaj pas një ataku kardiak. Ai ka qenë një nga kardiologët më të njohur në vend.
Brokaj lindi në 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964 shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.
Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.
Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë. Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.
No comments:
Post a Comment