Përktheu dhe përshtati: Klevisa GJIKA
COVID-19 dhe shëndeti mendor. Kjo është kryefjala në Indi në lidhje me pasojat e virusit keqbërës SARS COV-2 që është ende në qarkullim.
Sipas BBC, në Indi është ngritur një tjetër alarm. Këtë radhë lidhet probleme të theksuara të shëndetit mendor të qytetarëve. Për Rajesh Tiëari, një pacient me COVID-19, perceptimi ka ndryshuar. Në atë që raporton BBC theksohet fakti se ekrani i televizorit, i telefonit apo ekranet e mëdha shihen si krijesa gjigante që sipas të infektuarve mund të kundërveprojnë ndaj njerëzimit në çdo moment.
Sipas mjekëve kemi të bëjmë me halucinacione pas një kohe të gjatë trajtimi mjekësor. Shërbimi i pacientit në fjalë u shoqërua me gëzim të pamasë, por ajo çfarë u zbulua është se shërimi nuk ishte i plotë. Reagimet negative kundrejt ekraneve të vogla apo të mëdha detyruan familjen e tij të mos i përdorte më.
Të njëjtën gjë e shpjegon Vasant Mundra, një psikiatër i vjetër që e lidhe gjithë këtë ndryshim në sjellje me izolimin për një kohë të gjatë në ambientet spitalore.
“Një ditë, dy pacientë afër meje vdiqën dhe trupat e tyre qëndruan aty për disa orë. Thjesht nuk mund t’i heq ato imazhe nga koka ime. Unë ende kam frikë se Covid mund të më vrasë”, është pohimi i një pacienti të stresuar dhe të fiksuar me ngjarjet që kanë ndodhur në spital gjatë kohës kur ai ishte i shtruar.
Krahas kësaj, mungesa e kontakteve me familjarët renditet si një tjetër faktor që i ka çuar pacientët e shtruar në spitalet COVID në këtë gjendje./BBC
No comments:
Post a Comment