Nga Daniela Burnazi
Problemet gastrointensinale dhe problemet me zorrët janë shumë të shpeshta tek njerëzit. Në këtë postim do të paraqësim disa nga çrregullimet më të shpeshta anale:
Hemorroidet: janë enë të enjtura të gjakut që mbështjellin hapjen anale. Ato shkaktohen nga presoni kronik i tepërt dhe tendosja gjatë lëvizjes së zorrëve, kapsllëkut të vazhdueshm ose shtatzanisë.
Ekzistojnë 2 lloje hemorroidesh:
Hemorroidet e brendshme: janë enët e enjtura të gjakut në pjesën e brendshme të hapjes anale. Ato irritohen kur shkaktohet presion dhe rrjedhin gjak.
Trajtimi kryesor për to janë:
- Përmirësimi i zakoneve të zorrëve: (të tilla si shmangia e kapsllëkut)
Ose trajtimet kirurgjikale për heqjen e tyre.
Hemorroidet e jashtme: janë enë të fryra të gjakut në pjesën e jashtme të anusit. Ndonjëherë venat e jashtme të hemorroideve shpërthejnë dhe formojnë mpiksje gjaku nën lëkurë. Kjo është një gjendje shumë e dhimbshme dhe shkakton grumbullim të gjakut të mpiksur.
Trajtimi kryesor i tyre është ai kirurgjikal që mund të bëhet me anestezi lokale.
Të çarat anale: janë ndarje ose çarje të rreshtimit të hapjes anale. Shkaktari kryesor i tyre janë jashtëqitjet shumë të forta ose të ujshme. Çarjet anale janë një problem shumë I dhimbshëm sepse muskujt e ekspozuar irritohen nga jashtëqitja dhe shkaktojnë dhimbje të forta, djegie, gjakderdhje ose spazmë pas lëvizjes së zorrëve.
Burimi: Cleveland Clinic
No comments:
Post a Comment