Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj
Studime të ndryshme, kanë dalë në përfundimin se COVID-19 po vret më shumë meshkuj sesa femra.
Ekspertët thonë se shkak për këtë, është fakti se femrat kanë sistem imunitar më të fortë se meshkujt. Gjithashtu shtojnë se meshkujt janë të prirur të shfaqin një sjellje më të rezikshme duke neglizhuar distancimin fizik dhe duke mos marrë serjozisht simptomat e virusit.
Në mbarë botën po vdesin më shumë meshkuj sesa femra nga COVID-19, dhe arsyet potenciale variojnë nga biologjia e deri te veset e këqija të pashëndetshme.
Një studim i publikuar në prill në “Frontiers in Public Health” raportoi se meshkujt dhe femra ishin barabar të predispozuar për t’u infektuar me koronavirus.
Gjithsesi, shkencëtarët raportuan se meshkujt janë më të prirur të vuajnë efekte më të larmishme nga virusi. Kërkuesit kinez thanë që në një numër të madh pacientësh me COVID-19, më shumë se 70% e të vdekurve, ishin meshkuj.
Studimi u mbështet dhe nga shifra të tjera të publikuara pas fillimit të pandemisë së COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka raportuar se 63% e vdekjeve që lidhen me COVID-19 në Europë, janë pacientë meshkuj.Një studim i bërë në muajin mars nga “Higher Health Institute of Rome” zbuloi se nga italianët që ishin të shtruar në spital për shkak të koronavirusit vdiqën 8% e meshkujve, në krahasim me 5% të femrave.
Në New York kanë vdekur gati 2-fishi I meshkujve në krahasim me femrat nga koronavirusi. Departamenti i shëndetësisë raportoi në muajin prill se kishte 43 vdekje nga COVID-19 për çdo 100,000 meshkuj dhe 23 vdekje po nga COVID-19 për çdo 100,000 femra.
Qendra për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre (CDC) momentalisht nuk po raporton më vdekjet nga COVID-19 sipas gjinisë, por ekspertët nuk shohin arsye pse trendi të ndryshoj në vend.
“Disa nga arsyet pse COVID-19 mund të jetë më shumë vdekjeprurës për meshkujt sesa për femrat, përfshin faktin se meshkujt në moshë janë më të prekur sesa femrat nga sëmundjet e zemrës”, Dr. Stephen Berger, ekspert i sëmundjeve infective dhe bashkë themelues i “Global Infectious Diseases and Epidemiology Netëork”, shkruan Healthline.
“Studimet gjithashtu zbuluan se tensioni i lartë në gjak dhe sëmundje e mëlçisë janë më prevalente te meshkujt dhe të gjithë këto faktorë kontribuojnë negativisht në pasojat e COVID-19”
Le t’i marrim simptomat serjozisht
Një gjë e mirë provuar është që meshkujt janë të prirur të neglizhojnë kujdesin shëndetësor si dhe të injorojnë simptomat.
“Shumica e meshkujve e shikojnë kujdesin për veten si një pikë dobësie” thotë David Ezell, shef ekzekutiv në Darien Wellness, një shoqatë për shëndetin mendor në Connecticut. “ Ne na kanë mësuar të kujdesemi për këdo e jo për veten. Kjo rezulton kur injorojmë ccdo simptom jo vetem të COVID-it por të ccdo situate që rrezikon jetën dhe shëndetin tonë.
Dr. Deborah Birx, koordinatore për COVID-19 në administratën e Trump, theksoi se deri në 9 prill 56% e personave të testuar janë meshkuj dhe 44% janë femra.Nga të cilat rezultuan 23% e meshkujve të testuar pozitiv dhe 16% e femrave të testuara positive.
“Nga këto rrethana të krijohet ideja se si meshkujt nuk paraqiten në qendrat shëndetësore deri sa simptomat të jenë në nivele emergjente,” thotë Birx. “Kjo shkon për të gjithë meshkujt, ska rëndësi se cfarë moshe ke, nëse keni simptoma duhet patjetër që të jeni testuar.”
No comments:
Post a Comment