Nga Daniela Burnazi
Lodhje e vazhdueshme, turbullime, probleme me mushkëritë, rënia flokëve etj janë vetëm disa nga efektet negative që shoqërojnë pacientët të cilët kanë kaluar COVID19.
Sipas mjekëve austrailanë pacientët që kanë kaluar COVID19 mund të shoqerohen nga probleme serioze të shëndetit edhe pas rikuperimit nga Covid.
Janine Coppi, 37 vjeç, thotë se para një muaji e gjysmë pati simptoma të lehta të virusit, por ende nuk është shëruar plotësisht. Ajo shprehet se nuk kishte nevojë të shtrohej në spital për t’u shëruar nga Covid, por edhe pse 5muaj pas kalimit të virusit, simptomat post-virus janë edhe më të vështira.
Sipas mjekëve virusi ka lënë pasoja si tek të sëmurët kronikë (psh tek ata që vuajnë nga diabeti) ashtu edhe tek të rinjtë.
Burimi: Daily Mail
No comments:
Post a Comment