Nga Daniela Burnazi
Ndërsa të gjithë jemi fokusuar drejt pandemisë dhe COVID-19 duhet të kemi parasysh se sëmundjet kardiovaskulare janë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në rang botëror:
Në këtë postim do të paraqesim disa nga llojet më të shpeshta të sëmundjeve kardiovaskulare:
Sëmundjet koronare të zemrës: janë një nga sëmundjet më të shpeshta kardiovaskulare. Ato shkaktohen kur arteriet koronare ngushtohen ose bllokohen dhe nuk mund të furnizojnë mjaftueshëm me gjak zemrën.
Angina: është dhimbje ose shqetësim në gjoks, krah, qafë, stomak ose shpatull dhe ndodh nëse një zonë e muskulit të zemrës nuk merr gjak të pasur me oksigjen në sasi të mjaftueshme.
Ataku në zemër: i njohur ndyshe si infarkt miokardi , ndodh atëherë kur furnizimi me gjak në një pjesë të muskulit të zemrës bllokohet plotësisht.
Artimia: muskuli i zemrës ka sistemin e tij elektrik i cili ndihmon në stimulimin e rrahjeve të zemrës. Nëse këto sinjale ndërpriten ose shqetësohen, zemra mund të rrahë shumë shpejt (takikardi), ose shumë ngadalë (bradikardi) dhe/ose në një mënyrë të parregullt. Kjo quhet aritmi.
Sëmundja e valvulave: valvulat hapen dhe mbyllen për të rregulluar rrjedhën e gjakut nëpër zemër. Problemet me valvulat mund të rrisin ngarkesën e punës së zemrës dhe mund të ushtrojnë tendosje të muskujve të zemrës. Simptomat në këto raste janë: kavilje të fryra, dhimbje gjoksi, marramendje ose gjendje të fikti etj.
Presioni i lartë i gjakut: një gjendje tjetër që mund të ndikojë në zemër është presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni. Hipertensioni ndikon në zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, atakut kardiak dhe goditjes në tru.
Burimi: NHS Inform
No comments:
Post a Comment