Sot bëhen 6 muaj që kur OBSH shpalli koronavirusin pandemi. Ndërkohë pas kaq kohësh, situata nuk duket të jetë përmirësuar aspak. Izraeli ka propozuar rikthimin e karantinës, pas rritjes së infeksioneve në javët e fundit. Vendimi do të vlerësohet këtë të diel nga qeveria, ndërsa planifikohet që edhe për shkak të disa festave atje, të këtë një karantinë dy-javore në fazën e parë.
Në Francë ka pasur një bum infeksionesh për 24 orë. Rreth 10 mijë raste të konfirmuara. Janë 32 shkolla dhe 524 klasa që janë mbyllur në Francë deri më tani që nga rihapja më 1 shtator.
Në Mbretërinë e Bashkuar, janë shënuar 3 mijë infeksione ditore. Ndërkohë, numri i testeve ditore të kryera vazhdon të tejkalojë 175,000, një shifër rekord në Evropë.
Koronavirusi në Indi vijon me shifra ekstreme, me 95735 raste të reja në 24 orë./Dritare.net
No comments:
Post a Comment